Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tetraplegjikë e të verbër protestë te bashkia: Po na privohet e drejta për të votuar

21:17, 12/04/2023
A+ Aa A-

Teksa 1 muaj na ndan nga zgjedhjet vendore të 14 majit, rreth 19 mijë persona që bëjnë pjesë në kategoritë e para/tetraplegjikëve dhe të verbërve, rrezikojnë të mbeten pa votuar. Kjo për shkak të mungesës së kushteve minimale për personat me aftësi të kufizuara. Përfaqësues nga shoqata e të verbërve dhe shoqata humanitare e invalidëve para/tetraplegjikë, kanë protestuar këtë të mërkurë para Bashkisë Tiranë, duke ngritur shqetësimin për mungesën e rampave dhe kushteve të tjera që u pamundësojnë votimin, duke kërkuar nga Bashkia të marrë masa.

Ali Plaka, kryetar Shoqata Humanitare para/tetraplegjikë, Dega Tiranë Sajmir Farrici, kryetar Shoqata e të Verbërve

Ndër të tjera ata folën edhe për vështirësitë me të cilat hasen gjatë përditshmërisë. Asnjë institucion sipas tyre, nuk vepron për të ndihmuar këtë kategori.

Arroganca e Bashkisë së Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj, është konstatuar edhe nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, që përmes një vendimi nxjerr në pah se bashkia ka shkelur ligjin, duke mos u siguruar akses personave me aftësi të kufizuar për të lëvizur lirshëm në një prej akseve kryesore të Tiranës, në rrugën “Dritan Hoxha”, e cila lidh kryeqytetin me autostradën për në Durrës.

Personat me aftësi të kufizuar konstatuan se një nyje semaforike në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë vendit të quajtur “Kupola”, nuk plotësonte asnjë parametër për qarkullimin e personave me aftësi të kufizuar.

Fondacioni “Së Bashku” që përfaqëson këtë kategori vulnerabël të shoqërisë nuk mori asnjë përgjigje nga Bashkia e Tiranës dhe iu drejtua Komisionerit për Diskriminimin, i cili konstatoi pak javë më parë se Bashkia e Tiranës ka kryer diskriminim dhe kërkoi marrjen e masave urgjente për përmirësimin e situatës në atë aks rrugor, i cili është tejet i rrezikshëm për lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar.

Ky vendim, i cili gjithsesi është minimal, dëshmon qartësisht mbi propagandën e rreme të kryebashkiakut të Tiranës, i cili shfaqet publikisht si mbështetës dhe mbrojtës i devotshëm i interesave të personave me aftësi të kufizuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco