Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Policia: Ramazan Hutra e rrëfeu gjithë ngjarjen

11:14, 02/03/2023
A+ Aa A-

Dan Hutra, autori i vrasjes së trefishtë kishte planifikuar të vriste edhe një burrë të cilin e akuzonte si shkaktar të vdekjes së babait të tij.

Nga SYRI TV

Pasi kishte vrarë tri gratë në Paskuqan dhe Kamzë, 40-vjeçari ishte drejtuar për në zonën e Sharrës ku jetonte shënjestra e tij e fundit për të cilin kishte dëshmuar në Polici së quhej Rrahman Sela.

Në harkun kohor të 40 minutave ka ndodhur zinxhiri i vrasjeve që tronditi vendin. Rreth orës 12:30 në zonën e Astirit, Ramazan Hutra ka plagosur me thikë të dashurën e  tij, Marjana Gurakuqi, e cila punonte shitëse në një dyqan.

Hutra është nisur drejt Paskuqanit me mjetin tip Benz, ku ka ndaluar tek banesa e ish-bashkëjetueses, Elena Hysës, më cilën ishte ndarë, por kishin një fëmijë së bashku.

Sapo ka mbërritur pranë banesës së familjes Hysa, ku brenda ndodheshin katër gra, 40-vjeçari ka hapur zjarr, duke lënë të vdekur  në vend  Mevlute Hysën, 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun, 30 vjeçe, të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses ndërsa plumbat kanë lënë të plagosur rëndë, ish-bashkëjetuesen e tij Elena Hysa, 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe.

Ramazan Hutra, vetëm 10 minuta pas  masakrës në familjen Hysa është nisur  drejt Kamzës ku në rrugën “Besëlidhja” ka kryer krimin e radhës, duke vrarë më armë zjarri 31-vjeçaren Etleva Kurti. Hutra kishte pasur konflikte me të vëllanë e saj në burg, Vladimir Kurtin. 

Për vrasjen e trefishtë ka folur sërish Drejtori i Policisë Tonin Vocaj, i cili ka thënë se autori ka rrëfyer gjithçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco