Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta flet nga Kampi i LRI në Jalë

Dëshmia tronditëse, Hutra: 40 - vjeçaren do e prisja në fyt, gratë i qëllova se…ja pse vrava motrën e Kurtit

Dëshmia tronditëse, Hutra: 40 - vjeçaren do e prisja në fyt, gratë i qëllova se…ja pse vrava motrën e Kurtit

10:46, 02/03/2023
A+ Aa A-

Në procesverbalin e Policisë së Tiranë, është zbardhur e plotë dëshmia e Dan Hutrës, ku tregon gjithë planin, pretendimet e tij, çfarë nuk shkoi sipas planit dhe pse i ka kryer krimet.

Syri tv ka siguruar një pjesë të dëshmisë së vrasësit serial.

"Planin e kisha të përgatitur dhe kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim doja të vrisja 40-vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Nuk doja ta qëlloja me armë sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera. Më pas shkova në Kodër-Kamez, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin por duke qenë se nuk e gjeta në shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë. Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh. Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: a ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar. Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie të cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së katërt unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco