Dan Hutrës i mbaruan plumbat, qëlloi me thikë mbi Elenën dhe nënën e saj

Dan Hutrës i mbaruan plumbat, qëlloi me thikë mbi Elenën dhe nënën e saj

10:10, 02/03/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur nga dinamika e masakrës së kryer më 1 mars, nga Dan Hutra, i cili i mori jetën tri femrave dhe plagosi tre të tjera.

Gazetari i “News 24” bëri me dije se Dan Hutra ka mbërritur në shtëpinë e ish-bashkëjetueses së tij Elena Hysa, me të cilën kishte një vajzë të vogël vetëm 4-muajshe. Vrasësi është futur brenda shtëpisë private ku Hysa jetonte me familjarë të saj dhe ka qëlluar me breshëri ndaj motrës dhe kunatës së Elenës, duke i lënë të vdekura në vend. Mësohet se dy të reja kanë qenë duke larë makinën në oborrin e banesës.

Në këtë moment atij i kanë mbaruar plumbat dhe është futur në banesën e ish-bashkëjetueses Elena Hysa, ku ka marrë thikën duke e qëlluar ish-bashkëjetuesen dhe nënën e saj.

Më pas ka dalë jashtë banesës dhe ka rimbushur armën me plumba për të qëlluar Elenën dhe nënën e saj pasi kishte parë që nuk i kishte vrarë ende.

Mësohet se ka qenë një fqinj i familjes Hysa, i cili i është afruar Dan Hutrës dhe e ka parë që po rimbushte armën. Në këto momente ai i është drejtuar Hutrës duke i thënë “çfarë po bën?”.

Dan Hutra, pasi pa që është pikasur nga fqinjët, ka ndezur makinën dhe është larguar, për t’u drejtuar në banesën e 31-vjeçares Etleva Kurti, të cilës i ka marrë jetën po me armë zjarri, teksa ajo ndodhej në oborrin e shtëpisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco