Zbulohet personi i katërt që po nxitonte të vriste Dan Hutra dhe pse ishte fiksuar pas tij

Zbulohet personi i katërt që po nxitonte të vriste Dan Hutra dhe pse ishte fiksuar pas tij

07:48, 02/03/2023
A+ Aa A-

Vrasësi serial Dan Hutra kishte planifikuar të vrasë edhe një të katërt, dhe këtë ia tha policisë sapo e prangosën në kodrat e Sharrës. Bëhet me dije se 40-vjeçari bënte fajtor për vdekjen e të atit një burrë që jetonte në Vaqarr, të cilin shkoi ta vriste, por deri në prangosje nuk kishte arritur ta gjente. Sipas burimeve nga policia, Hutra ishte i mirëarmatosur me municione, ndërsa ishte çështje kohe të qëllonte nëse nuk do të ishte vënë në pranga.

Sipas gazetarit Spartak Koka, 40-vjeçari kishte në shënjestër një person të quajtur Rrahman Sela, të cilin e konsideronte përgjegjës për vdekjen e të atit, diçka që nuk ishte e vërtetë. Gazetari Koka tha se ky kishte qenë edhe synimi përse Hutra kishte shkuar në zonën e Sharrës.

" Ajo që mësuam dhe kemi edhe dëshminë e këtij personi që ka marrë policinë, - tha Koka, - është se këta nuk e dinin që ishte i armatosur, e ka pasur në tokë (armën) dhe u ka thënë “mund t’ju vras dhe ju tani, por s’po ju vras sepse ju jeni të shtetit dhe nuk kam punë. Duhet të më kishit lënë të kryeja edhe një vrasje”. Ai donte të vriste një person i cili është nga Sharra. Është Rrahman Sela, një personazh i njohur i tij. Ai u ka thënë policëve se ky person është përgjegjës për vdekjen e të atit të tij, që nuk ka lidhje fare me këtë gjë. Pozicionimi i tij në kodër, ai nuk po arrinte dot të dallonte se kush ishte shtëpia e tij, në atë moment, ishte për ta survejuar dhe për t’i vajtur në shtëpi. Pra nga kodra tek shtëpia e Rrahman Selës jemi 200 apo 300 metra larg."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco