EMRAT/ Krimi në Paskuqan, ja kush janë viktimat, autori sapo kishte dalë nga burgu

EMRAT/ Krimi në Paskuqan, ja kush janë viktimat, autori sapo kishte dalë nga burgu

14:31, 01/03/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë ndodhur paraditen e sotme në Paskuqan të Tiranës. Autori Dan Hutra ka ekzekutuar me armë zjarri 2 gra dhe ka lënë të plagosura dy të tjera.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e prindërve të ish-gruas së Kutës. Viktimat janë Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). 

Mësohet se ky i fundit është një person me të shkuar kriminale dhe se kishte dy javë që kishte dalë nga burgu.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco