'Këmbësori u raportua i vdekur', policia korrigjon veten: Lapsus, është në gjendje të rëndë

'Këmbësori u raportua i vdekur', policia korrigjon veten: Lapsus, është në gjendje të rëndë

12:08, 01/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka dalë me nje njoftim të dytë sa i takon aksidentit të ndodhur sot, ku në një komunikim u tha se nje makinë kishte përplasur për vdekje një kombësor.

Polisia sqaron se informacioni paraprak është një laspus dhe se shtetasi Y.H nuk ka vdekur por ndodhet në gjendje të rëndë për jeten.

Ndërkohë shtetasja A. B., drejtuesja e automjetit që shkaktoi aksidentin, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës:

Në lidhje me lajmin paraprak të dhënë paraditen e sotme, për një aksident rrugor, sipas të cilit, nga kontakti i menjëhershëm me vendngjarjen dhe nga konstatimet paraprake të shërbimeve mjekësore, i dëmtuari, shtetasi Y. H. (këmbësor) kishte humbur jetën, ju bëjmë me dije se:

Informacioni paraprak është lapsus, pasi shtetasi Y. H. nuk ka humbur jetën, por është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërhyrja e menjëhershëm e shërbimeve mjekësore dhe asistenca e specializuar e ofruar nga ekipi mjekësor, ndaj këtij shtetasi, pas transportimit në spital, kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së shtetasit Y. H., i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetasi Y. H. ndodhet aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasja A. B., drejtuesja e automjetit që shkaktoi aksidentin, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco