‘E mbante në banesë’/ Arrestohet me 1.4 kg kanabis 50 vjeçari në Vlorë

‘E mbante në banesë’/ Arrestohet me 1.4 kg kanabis 50 vjeçari në Vlorë

10:50, 01/03/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 50 vjeçar në Vlorë i cili u kap në flagrancë me 1.4 kg kanabis.

Gjatë kontrollit në banesën së 50 vjeçarit me iniciale A. Gj., në fshatin Peshkëpi, Selenicë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila mbahej me qëllim shitjen.

Njoftimi i policisë/ Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Mbante në banesë, lëndë narkotike me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Sekuestrohet 1.4 kg kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 3”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:  

-A. Gj., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Peshkëpi, Selenicë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila mbahej nga 50-vjeçari, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. 

#angazhimpërkushtimsakrificë?️?

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit??

#nëshërbimtëqytetarëve?️??️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco