I dënuar dy herë për vrasje, kush është 49 vjeçari në Fier që u kap me pistoletë gati për qitje

09:31, 05/01/2023
A+ Aa A-

Një 49 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri pistoletë, të mbushur e gati për qitje.

I arrestuari ka qenë dhe më parë i dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Hoxhara" u arrestua Shpëtim Kanda, 49 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë më parë, për veprat penale "Vrasja", "Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak". 

"Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak," njoftoi policia. 

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip "Benz" me të cilin udhëtonte ky shtetas.  

Ai është denuar për vrasjen e  A. Dervishit në korrik 2007 pas gervishjes së automjetit në plazhin e  Povelçes.

Gjithashtu, Kanda është arrestuar dhe në tetor të vitit 2013 për plagosjen e dy të rinjve. 

“Shpëtim Kanda në bashkëpunim me Arbër Mehmetin në vendin e quajtur “Transport Patos” kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pistoletë shtetasit E.S, 30 vjeç  dhe E. S., 21 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, midis autorëve dhe dy të dëmtuarve”, njoftonte policia më 2013.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco