Detaje/ Kamera e lavazhit zbuloi autorët e vrasjes së Edmond Papës, ekzekutori e priti në ‘Smart’

Detaje/ Kamera e lavazhit zbuloi autorët e vrasjes së Edmond Papës, ekzekutori e priti në ‘Smart’

15:05, 04/01/2023
A+ Aa A-

Kamera e sigurisë së një lokali pranë vendit ku u vra biznesmeni Edmond Papa ka shërbyer për identifikimin e Albano Velos. Djali i punonjësit të policisë është fiksuar pranë skenës së krimit teksa priste autorin që qëlloi me armë biznesmenin për tu larguar më pas bashkë me të me një makinë tip Audi A4. I arrestuari, i vetëm për krimin, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit duke mohuar akuzat.

Kamera e një lavazhi pranë vëndit të ngjarjes ka shërbyer për të zbuluar autorët e vrasjës së biznesmenit Edmond Papa më 16 dhjetor 2022 në Tiranë.

Sipas informcioneve të siguruara nga Ora News makina tip Audi me targa belge e drejtuar nga Albano Velo është fiksuar ditën e ngjarjes duke kryer disa levizje në afërsi të banesës së biznesmenit nga Saranda.

Atë ditë, rreth orës 14:00 Velo shikohet nga një kamer që lëviz me mjetin e tij në afërsi të shkollës "26 Nëntori".

Ai parkon makinën tek një biznes lavazhi dhe drejtohet për tek një fastfud.

Por vetëm pak minuta ka qëndruar aty pasi po në të njejtën kamer shikohet se ai bën disa lëvizjë të çrregullta teksa merr makinen dhe niset për tek rruga “Fabil Bodinaku”.

Nga ana tjeter autori i dyshuar i ngjarjes shetasi A.B 44 vjeç, i cili ka qëlluar mbi biznesmenin po qëndronte nga krahu i tjeter i rrugës në afërsi të një supermaketi brenda një makine tip Smart të zi e cila rezulton të jëtë më qira.

Sapo ka parë që Papa doli i vetëm nga banesa ai ka lajmëruar Velon që të qëndrojë në gadishmëri për tu larguar më pas të dy nga vendi i ngjarjes.

Në momentin kur biznesmeni 49 vjeçar, Edmond Papa është ulur në lokal autori ka hapur zjarr dhe është larguar nëpër rrugica ku e priste Albano Velo.

Po ashtu një kamer tjetër sigurie ka pikasur momentin kur Audi A4 me targa belge nga dalë nga rruga “Irfan Tomini” dhe i është drejtuar "Pallatit me Shigjeta" për tu larguar më pas drejt autostradës.

Sipas vëzhgimit ata janë rikthyer sërisht në Tiranë pas disa orësh por me rroba të ndryshuara nga ato që kishin përdorur gjatë krimit.

Nga ana tjeter prokuroria ka kërkuar thellimin e hetimeve ku në pyetje do të merret Dilvaer Velo, babai i Albanos për të mësuar nësë dajli i tij ka pasur kontakte me persona me precedent kriminal.

Ekzekutori i dyshuar i biznesmenit, 44-vjeçari me iniciale A.B ka dyshime se ndodhet brenda vendit./Ora news/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco