Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ja tri akuzat për 'Kobrën'/ Dosja: Qëlloi drejt veturës në parkingun e lokalit

Ja tri akuzat për 'Kobrën'/ Dosja: Qëlloi drejt veturës në parkingun e lokalit

11:10, 04/01/2023
A+ Aa A-

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë me burg për Dibran Hoxhajn, i njohur si “Kobra” dhe pesë të tjerët, të dyshuar për vrasjen e Visart Cengut në Prizren.

Hoxhaj dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Manipulimi i provave”, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Motiv i këtij konfliktit dyshohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh që lokali kishte lëshuar për dy viktimat. Sipas informacioneve të para, sherri nisi pasi të rinjtë nga Kukësi nuk pranuan të paguajnë këtë shumë.

KALLXO.com ka siguruar dosjen e prokurorisë, ndaj të dyshuarit Dibran Hoxhaj për vrasjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 janarit.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Hoxhaj ka shtënë në drejtim të veturës, e cila ndodhej në parkingun e lokalit të tij “Kobra City”.

Sipas dosjes së prokurorisë, pretendohet se rasti ka ndodhur për arsye të një mosmarrëveshje të të dëmtuarëve me punëtorët e lokalit, në lidhje me pagesën e faturës në lokalin e Hoxhajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco