Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

EMRI-DETAJE/ U kap me drogë në makinë, arrestohet polici në Tiranë

EMRI-DETAJE/ U kap me drogë në makinë, arrestohet polici në Tiranë

10:51, 04/01/2023
A+ Aa A-

Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës është arrestuar nga policia pasi u kap me lëndë narkotike në automjetin e tij. Burimet bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë në dhjetor, por nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga ana e autoriteteve.

Efektivi i rrugores, Renato Feri u pikas nga forcat 'Shqiponja' duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të 'Pallatit me Shigjeta'. Sapo është pikasur teksa lëvizte me shpejtësi, forcat 'Shqiponja' i bënë me shenjë të ndalonte mjetit që ishte me xhama të errët.

Në vend që të ndalonte, efektivi ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e njërit prej policëve që i kërkuan të ndalonte. Më pas ka ndaluar, ka hapur xhamin dhe ka nisur t’i shajë dhe ofendojë kolegët. Pas kësaj është larguar me shpejtësi, pasi refuzoi të identifikohej.

Forcat 'Shqiponja' lajmëruan sallën operative ku u bë i mundur ndalimi i tij në afërsi të rreth rrotullimit të TEG-ut. Pas kapjes, policia zbuloi se Renato Feri ishte koleg i tyre, efektiv i Rrugores. Brenda mjetit gjatë kontrollit u gjet kanabis sativa.

Mësohet se efektivi Feri, edhe në momentin që është kapur, i ka ofenduar dhe sharë kolegët e tij sërish. Ata e arrestuan dhe dërguan në Komisariatin nr. 6. Renato Feri është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco