Lajmi i fundit

Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese

EMRAT/ Policia si bandë, efektivi bashkë me 2 shokë dhunon kolegun

EMRAT/ Policia si bandë, efektivi bashkë me 2 shokë dhunon kolegun

10:37, 28/12/2022
A+ Aa A-

Gjendja e rëndë brenda strukturave të Policisë së Shtetit po evidentohet çdo ditë e më shumë pasi dhuna mes kolegëve ka shpërthyer në të katër anët e vendit, njësoj sikur të ishin banda kriminale dhe jo punonjës të shtetit që kujdesen për qetësinë publike dhe janë në shërbim të qytetarëve.

Rasti i fundit ka ndodhur në Elbasan, ku një sherr për motive të dobëtar mes dy efektivëve të policisë ka përfunduar me dhunimin e njërit prej tyre me sende të forta. Ai ka marrë mjekim në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Ervis Hasa është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin Redi Mato, 23 vjeç (punonjës policie, në Komisariatin e Elbasanit), gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit.

Gjatë konfliktit, shtetasi Redi Mato, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me send të fortë, shtetasin Ervis Hasa, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar pezullimin nga detyra, të 2 punonjësve të policisë në Komisariatin e Elbasanit dhe në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore.

NJOFTIMI ZYRTAR

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar menjëherë pezullimin nga detyra, të 2 punonjësve të Policisë, shtetasve E. H. dhe R. M., punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Elbasanit dhe në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore. Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H. është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin R. M., 23 vjeç (punonjës policie, në Komisariatin e Elbasanit), gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit.

Gjatë konfliktit, shtetasi R. M., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me send të fortë, shtetasin E. H., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po kryen hetimet e mëtejshme për këtë rast, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco