VIDEO/ Gangsterët shqiptarë hiqen si policë, sulmojnë makinën me kanabis

10:14, 09/12/2022
A+ Aa A-

Klientët e një qendre tregtare në Angli u befasuan nga pamjet në parkingun e supermarketit.

Disa persona me një makinë të zezë Land Rover, e cila kishte fenelina policie, sulmuan një makinë Peugeot me ngjyrë të bardhë.

Pamjet e filmuara nga qytetarët tregojnë se si makina Land Rover, ku ndodheshin tre shqiptarë, goditi disa herë mjetin Peugeot dhe më pas u larguan.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe zbuloi se brenda në makinën Peugeot kishte një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Policia sqaroi se personat në mjetin Land Rover nuk ishin policë. Autoritetet kanë nisur punën për kapjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco