Aksident në Gjirokastër, makina përplas 53-vjeçaren, dërgohet në spital

Aksident në Gjirokastër, makina përplas 53-vjeçaren, dërgohet në spital

17:52, 02/12/2022
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje 53-vjeçare ka ndodhur këtë mbrëmje në vendin e quajtur 'Ura e Lumit' në Gjirokastër.

Mësohet se një mjet tip 'Benz' ka përplasur një këmbësore e cila është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sakaq, grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 16:50, në vendin e quajtur "Ura e Lumit", shtetasi A. XH., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasen L. Z., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër, këmbësore në rrugë, e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore. 

Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco