VIDEO SYRI-TV/ Metaliaj dhe Panariti vizitojnë Lezhën, akuza qeverisë për situatën

18:01, 22/11/2022
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj dhe Sekretari për Bujqësinë në Partinë e Lirisë, Edmond Panariti, vizituan zonat e përmbytura në Lezhë.

Ata bën përgjegjëse qeverinë për situatën, ndërsa i bën thirrje strukturave shtetërore t`ju vijnë në ndihmë banorëve në këto zona.

Syri Tv

Në ditën e tretë të përmbytjeve në Lezhë, zonat e përmbytura janë vizituar nga përfaqësues të Opozitës.

Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj, ishte në fshatin Gjadër, ku pa nga afër situatën nga përmbytjet, ndërsa akuzoi qeverinë si shkaktare të tyre.

Ish-Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti gjithashtu ishte në Lezhë, ku pa nga afër dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Panariti u shpreh se problem kryesor për banorët sot është dëmtimi i bazës ushqimore për bagëtitë, ndërsa dhe përfaqsuesi i Partisë së Lirisë bëri përgjegjëse qeverinë për situtën.

Përfaqësuesit e opozitës i bën thirrje qeverisë të marrë masa për të furnizuar me ushqime dhe ilaçe banorët në zonat e përmbytyra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco