EMRI/ Krimi i dyfishtë, kjo është gruaja që u vra nga ish-bashkëshorti i saj

EMRI/ Krimi i dyfishtë, kjo është gruaja që u vra nga ish-bashkëshorti i saj

10:18, 21/11/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u shënua në Itali.

Një çift shqiptarësh u gjetën të vdekur. Fillimisht u dyshua se ishte vetëvrasje, por më pas hetimet zbuluan se ata ishin vrarë.

Autori i krimit mendohet se është ish-bashkëshorti i gruas, i cili u arratis pas ngjarjes me një makinë. Sipas medieve italiane, mendohet se krimi ka ardhur për shkak se autori nuk donte të pranonte lidhjen e re të ish-gruas së tij.

Viktima është Mynevere Karabollaj, 37 vjeç. Ajo jetonte në Itali prej 8 vitesh. Më herët, ajo kishte jetuar në Greqi.

Vajza e saj 15-vjeçare ka alarmuar forcat e rendit, pasi kishte që në orën 5 që telefononte nënën e saj, por nuk kishte arritur të vendoste kontakt.

Në vendngjarje autoritetet italiane gjetën një pistoletë dhe një thikë. Por çifti shqiptar, sipas mediave italiane, rezulton të jetë vrarë me thikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco