Tropojë, familje në rrezik nga rezervuari i Zherkës, 2 ura afër shembjes, ndërprerje energjie

Tropojë, familje në rrezik nga rezervuari i Zherkës, 2 ura afër shembjes, ndërprerje energjie

10:01, 21/11/2022
A+ Aa A-

Problemet më të mëdha në qarkun e Kukësit deri në orën 8:30, datë 21 nëntor 2022 paraqiten në bashkinë e Tropojës dhe në njesitë e saj administrative.

Sipas burimeve zyrtare, i gjithë territori i qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar. Gjatë 24 orēve në Kukës kanë rënë 100 mm shi sipas stacionit meterollogjik qē është në Meteor, te Aeroporti Kukës.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ka pasur rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime tumbinosh. Nga subjektet kontraktore është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre. Rrugët janë të qarkullueshme, përveç rrugës që lidh fshatin Shipshan me rrugën nacionale si rezultat i rrëshqitjes së dherave .

Rezervuarët janë në monitorim në të gjithë qarkun, përveç rezervuarit në fshatin Zherkë, njësia Bytyç, bashkia Tropojë i cili ka shembje dige dhe mbushje në ekstrem si rezultat i prurjeve të medha. Nga bashkia Tropojë janë marrë masat për evakuimin e familjeve të rrezikuara.

Në rrugën që lidh lagjen Balshaj të fshatit Tropojë e Vjetër   si rezultat i prurjeve të mëdha të përroit rrezikohet një urë. Është një urë në fshatin Kepenek dhe një  në fshatin Zogaj të njësisë administrative Bytyç,  të cilat paraqesin problematika.

Furnizimi me energji elektrike është normal përveçse në fshatrat Pistë, Mgull, Qam dhe Gëdheshtë të Kukësit,  Vranisht të Hasit, Dragobi,  Valbonë, njesia Margegaj , fshati Llugaj, Berishë dhe njësia Lekbibaj e bashkisë së Tropojës. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco