Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 47 raste të reja me koronavirus nga 852 testime të kryera. Famirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 4 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 81 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 398 raste aktive me COVID.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 27 në Tiranë, 7 në Sarandë , 5 në Shkodër, 3 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Durrës, Mat, Mallakastër, Elbasan, Gramsh.
Statistika (4 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 47
Të shëruar në 24 orë 81
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 852
Testime totale 1,983,754
Raste pozitive 331,191
Raste të shëruara 327,204
Raste Aktive 398
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 243
Elbasan 35
Vlorë 21
Fier 18
Shkodër 17
Durrës 16
Gjirokastër 14
Lezhë 12
Dibër 11
Korçë 5
Berat 5
Kukës 1
© SYRI.net