Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Ja dy vëllezërit që u dhunuan, njëri prej tyre u mor edhe peng

FOTO/ Ja dy vëllezërit që u dhunuan, njëri prej tyre u mor edhe peng

10:06, 03/10/2022
A+ Aa A-

Dy vëllezër janë dhunuar fizikisht në autostradën Tiranë-Durrës. Indrit dhe Gentian Beqiraj, me precedent të mëparshëm penal për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, janë rrahur nga 4 persona, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa njeri prej tyre, Indrit Beqiraj, është marrë peng për disa metra.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas burimeve, një makinë u ka prerë rrugën dy vëllezërve Beqiraj, të cilët po udhëtonin me një motor. Në këtë moment ato janë drejtuar drejt makinës në të cilën udhëtonin 4 persona dhe janë konfliktuar me këto të fundit.

Gjatë momentit të përplasjes, personat që ishin në mjet kanë marrë me forcë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, për disa metra, por më pas e kanë nxjerrë nga mjeti dhe janë larguar.

Dy vëllezërit rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Ndërkohë policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion në lidhje me ngjarjen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco