Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato në SPAK, ja pse akuzohet

Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato në SPAK, ja pse akuzohet

10:08, 03/10/2022
A+ Aa A-

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, njëherësh ish-ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, mbërrin në SPAK.

Ajo është shoqëruar nga një avokat.

Burimet shtojnë se ajo mund të jetë thirrur për shkak të një kallëzimi të bërë ndaj saj për aksin Kardhiq-Delvinë.

Qato është nën akuzë per shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera.

Sonila Qato në fundin e marsit të një viti më parë ka kundërshtuar vendim e SPAK për të zgjatur afatet e hetimit të nisur për të.

Ish drejtoresha e ARRSH ka qenë në hetim për “shpërdorim detyre” pas një kallëzimi nga një kompani ndërtimi për pabarazi në tendera.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e kallëzoi për ndjekje penale në Prokurori ish drejtoren e Autoritetit Rrugor për abuzim 5 milionë euro me tenderin e rrugës Kardhiq- Delvinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco