Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Antimafia italiane: Shqiptarët lëvizin sasi të mëdha kokaine dhe heroine

Antimafia italiane: Shqiptarët lëvizin sasi të mëdha kokaine dhe heroine

09:55, 03/10/2022
A+ Aa A-

Shqiptarët janë në gjendje të lëvizin sasi të mëdha kokaine dhe heroine nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ky përfundimi një raporti të antimafias italiane. Lapsi.al sjell më poshtë pjesë nga raporti i dorëzuar në senatin italian për vitin 2021.

Aty theksohet se grupe kriminale shqiptare përdorin lidhjet me banda të tjera kryesisht në Holandë, Belgjikë, Gjermani, Austri, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Amerikën Qendrore dhe Jugore, por edhe në Shqipëri.

Në raportin me rreth 500 faqe, antimafia italiane ka zbërthyer veprimtarinë kriminale të bandave shqiptare të drogës. Aty thuhet se shqiptarët kanë arritur ta gjejnë gjuhën e bashkëpunimit të ngushtë me mafian italiane. Në menaxhimin dhe trafikun e drogës janë të përfshira edhe bandat kriminale shqiptare. Nga deti kalojnë ngarkesave të mëdha të marijuanës, vend prodhues i të cilave është Shqipëria.

Raporti vë theksin se lidhjet zakonisht bazohen në raporte familjare ose origjinës, për shkak se u bëhet më e lehtë duke qenë se përdorin të njëjtat kode të komunikimit si edhe një sjellje të njëjtë. Krimi shqiptar është aktiv edhe në trafikun e armëve, të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të prostitucionit, pasi në disa raste veprojnë në marrëveshje funksionale me fraksione të tjera kriminale.

PJESË NGA RAPORTI I ANTIMAFIAS ITALIANE

Krimi shqiptar

Prania e krimit shqiptar është evidentuar në një pjesë të madhe të territorit italian. Ai po shprehet nëpërmjet niveleve të ndryshme të funksionimit. Ndonjëherë ai vepron në grupe të vogla në disa raste multietnik për kryerjen e krimeve kundër pronës. Në raste të tjera u konstatua prania e organizatave kriminale të strukturuara dhe të qëndrueshme.

“Modus operandi” (mënyra e veprimit) i këtyre grupeve është e ngjashme me atë të “mafias tipike”. Lidhjet zakonisht bazohen tek ato familjare. Në çdo rast ka grumbullim të bashkatdhetarëve. Ata janë në gjendje të ndajnë të njëjtat kode sjelljeje. Krimi shqiptar është kryesisht aktiv në trafikun e drogës dhe armëve. Gjendet edhe në trafikun e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Në disa raste vepron në marrëveshje funksionale me fraksione të tjera të grupeve të tjera kriminale. Shoqatat me konotacion transnacional përdorin lidhjet me bandat kriminale të përbëra kryesisht nga bashkatdhetarë që veprojnë kryesisht në Holandë, Belgjikë, Gjermani, Austri, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, si dhe në Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe në Shqipëri.

LEXO EDHE: Mafia shqiptare ‘përpin’ Romën, reportazhi i La Repubblica përmend rastin e Elsa Lilës

Ky kapacitet për projeksion ndërkombëtar, i forcuar nga gatishmëria për të ofruar drogë me çmime konkurruese ka çuar në fillimin e marrëdhënieve të qëndrueshme mes krimit shqiptar dhe organizatave mafioze italiane. Marrëdhëniet lehtësohen dhe forcohen nga mungesa e konfliktit për dominim mbi territorin. Normalisht shqiptarët kujdesen për furnizimin e drogës. Më pas ajo u shitet organizatave që menaxhojnë e dyqanet.

Një element tjetër që rezulton nga provat hetimore tregon se si, pavarësisht nga niveli i strukturimit, organizatat e brendshme shqiptare konfirmohen në trafikun e drogës si ndërmjetësit kryesorë ndërkombëtarë. Kjo për besueshmërinë dhe suksesin e tyre të padiskutueshëm në këtë sektor. Nën këtë profil ata janë në gjendje të lëvizin sasi të mëdha kokaine dhe heroine.

Kjo përmes bashkëpunimit të bashkatdhetarëve të pranishëm kryesisht në vendin amë, si dhe në Amerikën Latine dhe vende të tjera evropiane. Në menaxhimin e dërgesave janë të përfshira edhe bandat kriminale shqiptare. Nga deti vijnë ngarkesa të mëdha të marijuanës, vend prodhues i të cilës është Shqipëria. Si prodhues dhe bashkëpunues të besueshëm ata janë të lidhur me “Ndrangheta”, mafian puliane. Lidhje kanë edhe grupet nga Campania dhe Sicilia apo me matrica të tjera kriminale./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS03/10/2022 10:17

Ky OKTAPOD mafioz shqiptar ngordh përfundimisht vetëm po t'i pritet koka që është në krye të Qeverisë shqiptare!! Kjo është shumë e thjeshtë fare!!! Akoma nuk po e kuptoni ju të AMI apo DIA, DEA apo CIA, se pse janë pikërisht shqiptarët që e kanë forcuar kaq shumë këtë aktivitet kriminal??? Seriozisht jeni kaq të trashë? Sepse mafiozët kriminelë shqiptarë janë të vetmit në botë që kanë shtetin e tyre dhe qeverinë e tyre që ua lan, u pastron, ua shpëlan, ua përdor dhe ua mbron miliardat e tyre. Pse si mendoni ju, që shqiptarët na paskan qenë më trimat, më të zgjuarit, më gangsterët, më të fortët dhe më të egrit në botë për krime, trafiqe dhe kondrabanda nga më të ndryshmet??? Janë më të dobët se shqiptarët mafiozët dhe gangësterët anglezë, italianë, gjermanë, francezë, belgë, amerikanë apo hollandezë? Si mendoni ju? Sepse ata kanë shtet dhe qeveri që i tredh dhe nuk kanë se ku t'i lajnë, pastrojnë, shpëlajnë, përdorin dhe t'i ruajnë paratë e krimit. Prandaj për këtë përdorin organizatat kriminale shqiptare dhe "trimat" shqiptare që kanë qeverinë e tyre kriminale. Kaq e thjeshtë është!! Mos bëni sikur do të shpikni rrotën!!!

Shqiptari03/10/2022 10:15

Akoma nuk po e kuptoni ju të AMI apo DIA, DEA apo CIA, se pse janë pikërisht shqiptarët që e kanë forcuar kaq shumë këtë aktivitet kriminal??? Seriozisht jeni kaq të trashë? Sepse mafiozët kriminelë shqiptarë janë të vetmit në botë që kanë shtetin e tyre dhe qeverinë e tyre që ua lan, u pastron, ua shpëlan, ua përdor dhe ua mbron miliardat e tyre. Pse si mendoni ju, që shqiptarët na paskan qenë më trimat, më të zgjuarit, më gangsterët, më të fortët dhe më të egrit në botë për krime, trafiqe dhe kondrabanda nga më të ndryshmet??? Janë më të dobët se shqiptarët mafiozët dhe gangësterët anglezë, italianë, gjermanë, francezë, belgë, amerikanë apo hollandezë? Si mendoni ju? Sepse ata kanë shtet dhe qeveri që i tredh dhe nuk kanë se ku t'i lajnë, pastrojnë, shpëlajnë, përdorin dhe t'i ruajnë paratë e krimit. Prandaj për këtë përdorin organizatat kriminale shqiptare dhe "trimat" shqiptare që kanë qeverinë e tyre kriminale. Kaq e thjeshtë është!! Mos bëni sikur do të shpikni rrotën!!! Në asnjë periudhë qeverisjeje, sundimi, pushtimi apo diktature të historisë së Shqipërisë ndër vite dhe shekuj nuk është shfrytëzuar dhe abuzuar kurrë pushteti nga çdo pushtetar, sado i pushtetshëm që ka qenë, në mënyrë kaq të paturpshme, kaq kriminale, kaq korruptive, kaq abuzive dhe kaq mafioze, se sa po e shfrytëzojnë këto 9 vite në të gjitha nivelet e tij, këta bijtë dhe bijat, nipërit dhe mbesat e pushtetarëve të kuq komunistë!! Edhe vetë diktatori Enver Hoxha apo edhe shumë diktatorë të tjerë të së shkuarës dhe të ditëve tona, do t'ua kishin zili këtyre këlyshëve të kuq që prodhoi ky sekti kriminal narko-mafioz sorosian "RILINDJA"!!! Kurrë në historinë e saj Shqipëria nuk ka qenë në këto nivele kaq të ulëta të respektimit dhe të zbatimit të ligjit!!! Kurrë nuk është abuzuar me pushtetin në këtë mënyrë kaq të ndyrë!!! Por kjo në fakt tregon për nivelin shumë të ulët ku ka rënë edhe gjithë shoqëria shqiptare dhe ndjeshmëria qytetare!!! Egoizmi kaq i sëmurë i popullit shqiptar është bërë tejet i frikshëm!! Jo vetëm që askush nuk reagon, askush nuk proteston, askush nuk dhe nuk i kundërshton këto akte kriminale, por përkundrazi kur vjen momenti sovran dhe qytetari vendos, ai e shet votën e vet pa pikën e dinjitetit, ndjeshmërisë, papikën e turpit, respektit për veten dhe për të tjerët si dhe në respekt të sovranitetit të vendimit të vet!! Kjo është akoma më e frikshme!!!! Po, po, është shumë e frikshme që të kesh një popull të tillë, që e shet votën e vet. Ky fenomen në Shqipëria është kaq i frikshëm sa që edhe nëpër studiot televizive publike të televizioneve kombëtare çdo ditë dhe çdo natë thuhet hapur fare nga çdo analist, politolog, gazetar dhe opozitar, që Edi Rama nuk mundet dot me vota pas ai i vjedh, i blen votat apo i tjetërson votat e qytetarëve sepse ka pushtet të pakufizuar, sepse ka gjithçka në dorë dhe i shantazhon publikisht dhe me anë të grupeve kriminale, nuk pjerdh dhe nuk pyet fare as për kushtetutë, të cilën e ndryshon sa herë të dojë dhe e bën si ta dojë, nuk pjerdh fare as për ligj, as për Kod Zgjedhur, moral dhe zakonor, as për SPAK dhe as për institucionet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat i ka blerë me paratë e krimit, korrupsionit dhe trafiqet e ndryshme në bashkëpunim me organizatat kriminale. Këto thuhen hapur fare dhe pranohen si gjëja më normale për të fituar zgjedhjet!!! Kjo bëhet edhe më e frikëshme kur për këtë fenomen kriminalo-mafioz jo vetëm që nuk ka asnjë reagim as nga faktori ndërkombëtar dhe as nga partnerët tanë strategjikë, por përkundrazi ky regjim kriminal po mbështetet prej tyre dhe po sulmohet shumë egër opozita!!! Në këtë kuptim, duket e qartë se Shqipëria dhe demokracia nuk kanë shpëtim, se shqiptarët nuk kanë asnjë shpresë dhe se vota e lirë është asgjësuar!!!

Shto koment

Denonco