Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rrëmbehet një person në autostradën Tiranë - Durrës: Makina e zezë i del përpara motoçiklistit...

Rrëmbehet një person në autostradën Tiranë - Durrës: Makina e zezë i del përpara motoçiklistit...

08:50, 03/10/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku është marrë peng një person. Mësohet se në mes të rrugës një makinë e zezë i ka dalë para një motori tip “Piaggo”, ku udhëtonte I.B, dhe një tjetër.

Ata që ishin në makinë i kanë dhunuar dy personat që ishin në motor dhe më pas e kanë marrë peng njerin prej tyre me iniciale I.B, i cili thuhet se ka qenë i skeduar për trafikim të lëndëve narkotike në 2013.-ën.

Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë detaje për këtë ngjarje. Pas një komunikimi me Policinë e Durrësit, u konfirmua se sapo të kenë informacionin e përmbledhur do të dërgojnë një njoftim për shtyp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco