Grabiti 54 vjeçarin shqiptarin në mes të rrugës, i riu grek e pëson keq, kapet nga policia

Grabiti 54 vjeçarin shqiptarin në mes të rrugës, i riu grek e pëson keq, kapet nga policia

14:39, 02/10/2022
A+ Aa A-

Një 23-vjeçar grek nuk ka shpëtuar paq, pasi grabiti një 54-vjeçar shqiptar.

Media greke raportojnë se i riu i ishte afruar 54-vjeçarit nga pas, teksa ai po ecte i shkujdesur dhe e kishte hedhur në tokë, ku e kishte neutralizuar duke e goditur me duar dhe këmbë!

Kur hoqi dorë nga gjithë rezistenca e tij, më pas mori 120 euro dhe dokumente personale nga xhepi i pantallonave dhe iku. Por viktima nuk u dorëzua.

Ai e ka ndjekur grabitësin së bashku me një shtetas që ka kuptuar se çfarë ka ndodhur, e kanë kapur dhe e kanë mbajtur derisa kanë mbërritur policët që e kanë arrestuar.

I riu u dërgua nëkomisariat, ku ndaj tij u ngrit akuza për grabitje dhe u dërgua në prokurorinë e Plimmeliodiki Volos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco