Arrestohet një shpërndarës i madh kokaine në Tiranë, i gjenden edhe pistoleta

Arrestohet një shpërndarës i madh kokaine në Tiranë, i gjenden edhe pistoleta

09:18, 24/09/2022
A+ Aa A-

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”,  pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe mbante armë  në banesë, kanë organizuar  operacionin policor të koduar “Doses”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. M, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Policët në rrugën “Kokonizi” kanë ndaluar automjetin me drejtues K. M, në të cilin gjatë kontrollit kanë gjetur 35 doza kokainë gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, policët gjetën dhe sekuestruan një sasi tjetër kokainë, tri pistoleta dhe municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se  K. M, pasi siguronte kokainë në sasi të mëdha, e ndante atë në doza dhe e shiste më pas në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco