VIDEO/ Po mblidhte kanaçe, gruaja përplaset për vdekje në Patos, ikën shoferi

00:13, 24/09/2022
A+ Aa A-

Një aksident me vdekje ndodhi rreth mesnatës së kësaj të premte në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”. 

Nga aksidenti ka humbur jetën një grua, e cila është përplasur nga një automjet që po udhëtonte në drejtim të Patosit. 

Identiteti i viktimës ende nuk është zbuluar. 

Mësohet se gruaja po mblidhte kanaçe në anë të rrugës kur është përplasur nga makina. 

Viktima i përket komunitetit rom dhe pothuajse çdo mbrëmje shëtit rrugëve për të mbledhur kanaçe e me të ardhurat e tyre mbante familjen. 

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Fier / Informacion paraprak

Në datë 23.09.2022, në aksin rrugor "Fier-Patos", një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco