SYRI TV/ 10 ditë i zhdukur në bjeshkë, asnjë grup shpëtimi nga shteti

11:54, 13/09/2022
A+ Aa A-

Kur kanë kaluar 10 ditë nga humbja e 26-vjeçarit Meledin Adili nga fshati Borje i Kukësit, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë prej tij

SYRI TV

Grupe të kërkim shpëtimit nga Kosova dhe banorë të fshatit Borje në Kukës, janë duke kryer çdo ditë kërkime në bjeshkët e malit të Sharrit, ku mendohet se ka humbur i riu.

Meledin Adili humbi më datë 3 shtator kur kishte dalë në bjeshkë për të mbledhur boronica. Por, teksa shokët e tij u kthyen në fshat, ai nuk u kthye.

Familjarët nisën kërkimet duke bërë denoncim në Polici, por deri më sot çdo tentativë për gjetjen e të riut duket se ka dështuar.

Nga Kosova, grupet e kërkimit të angazhuara vullnetarisht, shprehen se për gjetjen e Meledin Adilit, kërkohet ndihmë e specializuar me forca të ushtrisë dhe policisë.

Ndërkohë bashkëfshatarë të riut tregojnë detaje nga zhdukja e tij dhe denoncojnë neglizhencën e shtetit në gjetjen e 26-vjeçarit.

Njoftimi në rrjetet sociale:

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco