VIDEO/ Vrasja në Pogradec për një gardh, pamje nga vendngjarja

18:47, 07/09/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gështenjas të Pogradecit ku gjatë një konflikti të çastit Fatos Munellari ka vrarë me thikë Safet Hyskollarin.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, rreth orës 17:50 ku 63-vjeçari fillimisht ka plagosur Safet Hyskollarin, 65 vjeç, i cili më pas gjatë transportimit në spital ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Dyshohet parapakisht se konflikti ka nisur për një gardh. Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco