‘Jam nipi i Orik Shytit o idiot’/ Titullari i Doganës Fier kanos qytetarin pasi i mori gruan: Ata të zhdukin

14:40, 07/09/2022
A+ Aa A-

SYRI ka siguruar audion e plotë ku titullari i institucionit kërcënon qytetarin se do ta bëjë copë –copë dhe më pas i përmend emra grupesh dhe personash që mund ta eleminojnë.

Arlind Lagji i thotë qytetarit Algert Belulaj se është nipi i Orik Shytit të 'Hakmarrjes për Drejtësi', djali i motrës së tij, duke e kanosur se ata persona mund ta zhdukin.

Biseda e plotë:

Drejtori i Doganës Fier, Arlind Lagji: Unë në jetë nuk kam bërë turpe

Algert Belulaj: Ça është kjo që bëre ti me një grua të martuar?

Drejtori i Doganës Fier: Më qëndro larg mua

Algert Belulaj: Do të qëndroj po hajde ma sqaro pak muahabetin

Drejtori i Doganës Fier:  Unë do vij do marr ** te shtepia e saj nesër në mëngjes, guxove dole me makinë para meje po të thotë prapë Arlindi 

Algert Belulaj: Do vazhdosh më me **

Drejtori i Doganës Fier: Do vazhdoj unë nga inati jot tani.

Algert Belulaj: Më ke poshtëruar, ke shkuar me gruan time kur kam qenë i martuar. Në gusht kam ardhur unë te zyra jote dhe të kam thenë ke gjë me atë? Kam pasur më the.

Drejtori i Doganës Fier: Kam pasur është e vërtetë.

Algert Belulaj: Janë fjalët e tua nuk janë fjalët e mia.

Drejtori i Doganës Fier: Mos më dil më përpara se do të bëj thela thela që kur të dalësh në mes të Fierit të dridhet mishi,që të mendosh çdo njeri si Arlindi. More vesh? Unë jam nipi i Orik Shytit o idiot. E di kush është Orik Shyti?

Algert Belulaj: Jo.

Drejtori i Doganës Fier: Jam djali i motrës së tij, Hakmarrja  për Drejtësi dhe ata persona të zhdukin.

Algert Belulaj: Po ata e dinë me sa fytyra je ti?

Drejtori i Doganës Fier: Po ku ishe ti kur ajo flinte me mua në filan vend ku ishe ti?

Algert Belulaj: Unë isha në dy punë si punojnë shumë burra.

Drejtori i Doganës Fier: Jo nuk punojnë shumë burra dy punë. Burrat bëhen burra për gratë, i japin siguri, mbrojtje.

Algert Belulaj: Po mos kishe pushtet do ta shikoje.

Drejtori i Doganës Fier: Po të kenë frikë është vlerë dhe ti je i pavlerë, kupton?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EO07/09/2022 16:07

Dhe vjen një ditë: Keta lugetërit do e hanë Vampirin.... Atëherë do thotë ky popull "në çgjumë paskemi qënë vallë"

E.G.07/09/2022 16:02

Mirë ky... po "ai" ku i ka gjetur vallë me një prerje?!!!

Shto koment

Denonco