Mashtrimi me kriptomonedha, turku Faruk Ozer në 10-shen e personave më të kërkuar në botë

Mashtrimi me kriptomonedha, turku Faruk Ozer në 10-shen e personave më të kërkuar në botë

11:47, 02/09/2022
A+ Aa A-

Faruk Fatih Ozer, themeluesi i Thodex, të cilin Turqia e kërkoi me ‘alarm të kuq’ u kap 17 muaj më vonë në Vlorë.

Ozer i cili dyshohet se mashtroi mijëra njerëz përmes shkëmbit të parave kripto Thodex dhe fitoi në total 2 miliardë dollarë, është në krye të listës së mashtrimeve më të mëdha përsa i përket botës së kriptomonedhave.

Thodex , i cili ndaloi funksionimin në prill 2021 për shkak të "periudhës së mirëmbajtjes 6 orë", nuk është aksesuar që nga ajo ditë.

Në aktakuzën e prokurorisë thuhej se shuma e është 365 milionë lira turke por ende nuk është e përcaktuar saktë kjo shumë.

Në krye të kësaj liste është Ruja Ignatova, shtetasja bullgare, e cila është themeluese e sipërmarrjes së quajtur 'OneCoin' me një fitim prej 4 miliardë dollarësh. 

Për më tepër, Ignatova kishte kryer një mashtrim prej 4 miliardë dollarësh pa krijuar asnjë kriptomonedhë apo shkëmbim.

 Në kuadër të kontrolleve janë arrestuar përfaqësues të kompanisë në vende të ndryshme ndërsa Ruja Ignatova është arratisur.

 Sipas lajmeve në faqen SC Magazine, e cila ka punuar për sigurinë kibernetike për më shumë se 30 vjet dhe ka publikuar lajme, në një kompani tjetër në fushën e kriptmonedhave Africrypt në prill 2021 u zhdukën  3.6 miliardë dollarë.

Themeluesit e kompanisë, vëllezërit Raees dhe Ameer Cajee, thanë se platforma ishte hakuar dhe të gjitha fondet ishin tërhequr. 

Megjithatë, një javë para sulmit, punonjësit e Africrypt raportuan se nuk mund të hynin në platformë. 

Edhe pse dy vëllezërit mohuan çdo përfshirje në sulm, ata u zhdukën një muaj më vonë. 

GainBitcoin, mashtrimi më i madh i kriptove në Indi, renditet i treti me 3 miliardë dollarë. 

Kjo kompani ndiqet nga BitConnet, mashtrimi më i madh i kriptove në Indi me 2.4 miliardë dollarë dhe PlusToken me 2.2 miliardë dollarë.

 Wirecard, i cili kryen transaksione pagesash me kripto, është në vendin e gjashtë në listë me 2.1 miliardë dollarë.

 Ngjarja më e madhe e mashtrimit të kriptove në Turqi, Thodex, është në vendin e 7-të në listën e mashtrimeve më të mëdha të kriptove në botë.

Në të dhënat e ndara nga Chainanalysis, platforma e të dhënave për industrinë e kriptove, në fillim të këtij viti, u pa se mashtruesit e parave të kriptove realizuan një fitim prej 14 miliardë dollarësh.

Humbjet nga krimet e lidhura me kriptomonedha dihet se janë rritur me 79 për qind krahasuar me vitin 2020, ndërsa vjedhja e kriptomonedhave është rritur gjithashtu me 516%. 

Duke vlerësuar zhvillimet mbi këtë temë, Themeluesi i AztecGoldHero dhe specialisti i kriptomonedhave Ferruh Danacı tha:

“Koncepti i parave kripto shpejt u bë një sektor dhe nga kjo situatë përfitoi oportunistët dhe njerëzit keqdashës. Fakti që kriptovalutat tërheqin vëmendjen e shumë investitorëve amatorë e ka bërë më të lehtë punën e mashtruesve. Investitorët duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me tregun e aksioneve që zgjedhin të tregtojnë në këtë pikë,” tha Danacı.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco