Vrasja e dyfishtë/ Mediat italiane: Pjetri ishte betuar për hakmarrje

Vrasja e dyfishtë/ Mediat italiane: Pjetri ishte betuar për hakmarrje

11:50, 02/09/2022
A+ Aa A-

Mediat italiane i kanë dhënë hapësirë krimit të dyfishtë që ndodhi në Shqipëri, më konkretisht në Lezhë, para disa ditësh. Besnik Pjetri, 45 vjeç, ekzekutoi me armë zjarri ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij, Pjetër dhe Gent Përjaku.

Il Resto del Carlino shkruan se se viktimat jetonin prej vitesh në Itali, pikërisht në qytetin e Forlit. Pjetri, që njihej me emrin Pietro, ishte murator, kurse i biri punonte në një kompani artizanale.

Gazeta thekson se gjithçka nisi kur Besniku u martua me vajzën e Pjetrit. Mes tyre kishte mosmarrëveshje që sollën edhe divorcin. Për më tepër, autori i krimit ishte denoncuar për dhunë në familje dhe ishte arrestuar e dënuar me dy vite.

Pasi kreu dënimin prej dy vitesh, Besniku u deportua në Shqipëri.

Gazeta shkruan se Besniku ishte betuar se do të merrte hak ndaj familjes së ish-gruas, aq sa Përjaku dhe i biri nuk ktheheshin në fshatin e tyre në Lezhë nga frika se mund të ndodhte diçka.

Deri të shtunën, Përjaku ishte akoma në Forli.

Ende nuk dihet se përse babai dhe i biri u kthyen në Shqipëri, shkruan gazeta. Sipas tij, bëhet fjalë për një martesë ose diçka të ngjashme, një përvjetor martese. Mendohet se ata shkuan në Lezhë të dielën dhe krimi ndodhi menjëherë të hënën.

Autorit të krimit i kishte ikur truri kur i kishin mohuar të drejtën për të takuar ish-gruan dhe dy vajzat. 45-vjeçari mbetet në arrati pas krimit të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco