Kishin mbushur pyllin e Athinës me kanabis, pranga 5 shqiptarëve

Kishin mbushur pyllin e Athinës me kanabis, pranga 5 shqiptarëve

19:48, 01/09/2022
A+ Aa A-

5 shqiptarë dhe një gjeorgjian u arrestuan nga policia greke, pasi kishin mbjellë një plantacion gjigant me kanabis sativa në rrethinat e Athinës.

Parcela me rreth 2100 bimë narkotike u zbulua nga efektivët në fshatin Vila, ndërkohë që zona ishte pajisur me kamera dhe pajisje të tjera që të pikasnin hyrje daljet në zonë.

Për zhvillimin e këtij operacioni u angazhuan qindra efektivë policie dhe në fund të tij u sekuestruan 2101 fidane kanabis, Mitrolozë, pistoleta, fishekë, pranga, Sistemi portativ i intercom dhe dy transmetues pa tela.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, i cili dyshohet se e trafikonte lëndën narkotike në mbarë Greqinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco