Mesazhi prekës/ I riu që humbi jetën në Sarandë, nipi i deputetit të PD

Mesazhi prekës/ I riu që humbi jetën në Sarandë, nipi i deputetit të PD

23:41, 04/07/2022
A+ Aa A-

Armando Kazma i cili humbi jetën ditën e sotme në Sarandë, pasi u godit nga tenda e një fushe sportive është nipi i deputetit demokrat, Luan Baçi.

Ky i fundit shprehet i tronditur nga humbja e nipit, ndërsa i kushton atij edhe një mesazh të gjatë prekës në llogarinë e Facebook.

Statusi i Luan Baçit

Te mori zoti shpejt djali i dajos, te deshi prane vetes, te miret keshtu ikin!

Na dhemb zemra bir, na trishtove, na plagose ne zemer!

Nuk e besoj dot Armando, kurre nuk do ta besoj, jo ti nuk mund te largohesh nga ne!

Nga Mami jot, nga babi, nga vellai!

Nga te gjithe ne Armandua jone!

Pse bir, pse te deshi kaq shpejt zoti prane vetes!

Armandua jone i mire, kurre nuk do te harrojme, do te jesh gjithmone prane nesh, i miri yne!

Me fal Armando, me fal bir, lotet nuk me lene te shkruaj, ndihem i dermuar, nuk i them dot ato qe ndjej!

Te duam dhe do te duam pa fund, gjithe jeten sa te kemi fryme!

Qofsh i parajses bir, u prehsh ne paqe zemer i dajos!


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco