‘U larguam të gjithë me vrap’/ Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin nga përplasja me armë në Radhimë

14:01, 04/07/2022
A+ Aa A-

Turistët janë alarmuar nga ngjarja që ka ndodhur sot në plazhin e Radhimës, ku vëllai ka hapur zjarr ndaj vëllait, për të drejtën për të administruar plazhin.

Ato thanë se dëgjuan shumë të shtëna, ndërsa disa prej tyre u fshehën pas lokalit.

Dëgjuam shumë të shtëna, mbi 5-6 herë. Kisha vajzën me gjithë djalë dhe ka me vrap. Të tjerët u fshehën pas lokalit.

Isha me burrin dhe djalin e nipin. U shqetësuam shumë, dëgjuam krisma. Policia erdhi shumë shpejt, do t’i them burrit të ikim në shpi.

Nuk e kuptuam. Nuk pashë gjë, pamë vetëm policinë,’ u shprehën turistët.

Një turist norvegjez, dëshmitar në konfliktin me armë në Radhimë, thotë se në momentin që janë dëgjuar të shtënat të gjithë ikën me vrap.

Dëgjuam të shtënat dhe të gjithë ia futën vrapit. Mbase ishin 2-3 të shtëna. Nuk pamë nëse është lënduar ndonjëri. Kisha frikë por tani kaloi”, ka thënë turisti norvegjez.

Mësohet se të shtënat kanë ardhur si pasojë e një konflikti midis dy vëllezërve pronarë të lokalit të plazhit.

Po ashtu, mësohet se njëri prej tyre ka ardhur dje nga Anglia në vendin tonë.

Benjamin Kondi dhe Edison Kondi janë vëllezërit që janë konfliktuar për pronësinë e plazhit Bora-Bora në zonën e Radhimës.

Ata janë përplasur për administrimin e plazhit.

Personi që ka qëlluar në ajër ka qenë Benjamin Kondi pas konfliktit me të vëllain.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco