EMRI/ 'Trafik klandestinësh', arrestohet 26 vjeçari nga Kamza i shpallur në kërkim

11:54, 04/07/2022
A+ Aa A-

Një 26 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Tiranës për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’.

Sipas njoftimit të policisë, Alban Mija, 26 vjeç, banues në Kamzë ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 16.12.2020, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Circle", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Circle".

Si rezultat i këtij operacioni, në vendin e quajtur "2 rrathët", në unazën e re, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

- Alban Mija, 26 vjeç, banues në Kamzë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 16.12.2020, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

26-vjeçari iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco