Vatrat e zjarreve në vendin tonë, flet inxhinieri i pyjeve: Qeveria përdor masa mesjetare, zjarret po fiken me mjete rrethanore

Vatrat e zjarreve në vendin tonë, flet inxhinieri i pyjeve: Qeveria përdor masa mesjetare, zjarret po fiken me mjete rrethanore

11:45, 04/07/2022
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e sotëm të “Kafe Shqeto’ për të folur lidhur me situatën e cila ka kapluar vendin si pasojë e zjarreve të shumta sidomos në stinën e verës ishte zoti Abdulla Diku, inxhinier pyjesh.

Diku u shpreh se pushteti vendor është gjithmonë i papërgatitur dhe i pamundur për të përballuar situatën e vështirë të zjarreve që me rritjen e temperaturave po shkaktohen mjaft të tilla.

"Ne nuk kemi shërbim pyjor aktualisht pasi është shkrirë prej vitesh dhe vetëm pak specialist pyjor janë të angazhuar në fikjen e zjarreve, dhe ato pak që janë nuk paguhen mirë.

Në çdo bashki që ne shkojmë vemë re se sektori i pyjeve është i fundit për të cilën institucionet kujdesen, pasi mundësia për ta menaxhuar është minimale. Edhe tek zjarret që bien shohim se ata e fikin zjarrin me mjete rrethanore apo bimët e dyshqeve që gjenden aty pranë, situatë kjo e cila nuk ndodh në asnjë vend normal dhe është mesjetare.

Ai ka folur më gjatë dhe për vatrën e zjarrit e cila disa ditë më parë ka rënë në qytetin e Lezhës.

“Pyjet janë gjëja e fundit më të cilën qeveria meret ndaj edhe bashkëpunimi i qeverisë me banorët vendas thuajse nuk ndodh. Ne nuk meremi me parandalime fenomenesh por flasim gjithmonë për pasojat duke anashkaluar kështu mundësinë e bërjes së ditur të disa masave qe ne duhet të marrim.

Disa nga masat parandaluese që duhet të marrim janë:
1. Organizimi i grupeve vulntare që do të ndihmojnë në shuarjen e flakëve kur zjarri ndodh.
2. Ndërtimi i një sistemi informacioni i cili do të përcjellë menjëherë tek institucionet përkatëse kur zjarri bie në një zonë të caktuar.

"Këto janë masa të thjeshta që qeveria duhet t’i marrë menjëherë për të evituar fatkeqësi të tilla”është shprehur Dika.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco