Aksident në Vlorë: Zonja në timon përplas me makinë, dy të rinjtë me motorr Foto ilustrim

Aksident në Vlorë: Zonja në timon përplas me makinë, dy të rinjtë me motorr

08:01, 04/07/2022
A+ Aa A-

Një zonjë 35-vjeçare me iniciale A.P. me një makinë  Tyota me targa AA194IU është përplasur mëngjesin e sotëm me një motorr, ku udhëtonin dy djem, të cilët ende nuk janë identifikuar. Për pasojë, janë plagosur dy të rinjtë që u dërguan në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Emrat e tyre ende nuk dihen.

Policia e Vlorës njoftoi:

“Sot, rreth orës 6:25, në bulevardin "Ismail Qemali", një automjet tip "Toyota"me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco