Zjarret/ Digjen 6 hektarë tokë në Dropull Foto Ilustruese

Zjarret/ Digjen 6 hektarë tokë në Dropull

17:09, 03/07/2022
A+ Aa A-

Një sipërfaqe prej 6 hektarësh me bar të thatë është ndjekur në një parcelë tokë buke, në afërsi të fshatit Jorgucat, në Dropull.

Shkaku i zjarrit ka qenë shkëndija që lëshoi autokombanjë që ishte në vendngjarje për korrur barin e thatë. Për pasojë autokombajna u shkrumbëruar plotësisht.

Ndërkohë forcat e MNZSH në Dropull kanë shkuar në vendngjarje duke eleminuar rrezikun e lartë pasi flakët po i afroheshin një bombole të madhe propani (gaz) që ndodhej në afërsi të një ish punishteje për prodhimin e enëve plastike.

Zjarrëfikesit kanë vënë nën kontroll zjarrin e shkaktuar nga autokombajna pa pasur dëme në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të identifikuar shkakun e zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco