Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset pasagjeri

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset pasagjeri

15:57, 03/07/2022
A+ Aa A-

Një 67-vjeçar, pasagjer në një makinë ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, në rrugën Tepelenë-Nivicë, ku një 56-vjeçar teksa drejtonte mjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rrugë.

Për pasojë i plagosur ka mbetur pasagjeri, i cili është transportuar për në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

Njoftimi:

Tepelenë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tepelenë-Nivicë, në afërsi të fshatit Nivicë, shtetasi A. H., rreth 56 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi A. V., 67 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco