Lajmi i fundit

Mark Rutte do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Flakët përfshinë pallatin në 'Astir'/ Flet zjarrfikësi hero: Si shpëtova dy vajzat e vogla nga kati i 7-të mes tymit

22:00, 25/06/2022
A+ Aa A-

Shkëlzen Lamuça është një prej zjarrfikësve që evakuuan banorët në pallatin 9-katësh që u përfshi nga flakët në Astir pak ditë më parë. Ditën e djeshme Lamuçaj është surprizuar nga 2 vajzat e familjes Nanaj 3 dhe 6 vjeç të cilat e takuan dhe i shprehën mirënjohje zjarrfikësit që iu shpëtoi jetën. Në një intervistë për Syri Tv Lamuçaj ka rrëfyer momentet e ngjarjes dhe se si mbërriti deri në katin e shtatë, ku jetonte famillja Nanaj.

SYRI TV

Zjarrfikësi Shkëlzen Lamuça, bashkë me kolegët u dhanë ndihmën e parë banorëve të pallatit që u përfshi nga flakët në 'Astir'.

Vetë Lamuçës ju desh të ngjitej dy herë në katin e shtatë me shkallët e zjarrfikëses për të shpëtuar dy vajzat e vogla 3 dhe 6 vjeç të familjes Nanaj.

Ato ishin bllokuar nga tymi dhe në pamundësi për të dalë nga shkallët e brendshme u evakuuan me zjarrfikëse.

Në një interviste për Syri Tv Lamuça rrëfen momentet e ngjarjes.

"Dje ishte emocion i paparë që s'e kisha parë ndër vite, falenderimi i dy vajzave ishte gjëja më e çmuar e dy vajzave ishte gjëja më e çmuar për mua në gjithë këto vite punë. Ndjehem krenar, si unë dhe kolegët e mi që kemi marrë pjesë në atë aksion. Aksioni ishte i vështirë për arsye të tymit. Ishte goxha e vështirë. U ndamë në grupe, një pjesë e grupit operacional në shuarjen e zjarrit dhe në evakuimin e vajzave. Unë si drejtues automjeti i autoshkallës mora pjesë në evakuimin e vajzave dhe me shumë sukses realizuam evakuimin e dy vajzave të vogla. Falenderojmë dhe banorët që na kanë ndihmuar".  

Shkëlzen Lamuça, zjarrfikës

“Ky është zjarrfikësi Zeni Lamuça, heroi i gocave të mia”, shkruan Nanaj, pasi ka gjetur efektivin e Shërbimit Zjarrfikës dhe ka shkuar bashkë me dy vogëlushet ta falënderonin për ndihmën. 

Image

Unë ndodhesha në stacionin ku shërbej, pranë 21 dhjetorit. Vjen prindi, babai i dy vajzave, bashkë me vajzat dhe më kërkuan. Erdhi për një falenderim, ishte emocioni më i bukur që kisha përjetuar këto vite. Kur na vlerëosjnë, na motivojnë akoma më shumë për të punuar më fort. 

Shkëlzen Lamuça, zjarrfikës

Shkëlzen Lamuça është shembulli ideal se si situata të vështira nxjerrin në pah punën e zjarrfikësve heronj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli 26/06/2022 08:42

i lumte atij zjarrfikesi kurajoz por sa vlere ja kur nuk meren masa qe neper garazhet e pallateve , demtohen hidrantet apo nuk funksionojne rruge kalimet sipas projektit sepse lllokohen e perdoren si parjingje nga te fortet e lagjes , dhe kur bjen zjarri zjarrfiksit nuk dine nga te hyjne e do presin te levizin makinat keto trimat . ngjarjeve te tilla u duhet paraprire me.mbajtejn ne gatishmeri te mjeteve te shuarjes se zjarreve , mbajtjes te lira te rrugeve te kalimit normale dhe te emergjences .

fatmir sinani26/06/2022 00:58

zoti e ruajt ket hero

Shto koment

Denonco