53 raste të reja me koronavirus

53 raste të reja me koronavirus

18:22, 02/06/2022
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit, nga situata pandemike COVID-19 në vendin tonë. 

Nga 594 testime të kryera, 53 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. 

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete. 

Në të gjithë vendin janë 307 qytetarë aktivë me COVID-19.  

Situata
Janë kryer 594 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki: 28 në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Durrës, nga 3 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetar në Shijak, Divjakë, Delvinë, Pogradec, Kolonjë.   

Janë 307 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.  

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,471 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (2 Qershor 2022) 
Raste të reja ditore          53
Të shëruar në 24 orë       34
Të shtruar në spitale         3
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 594 

Testime totale               1,830,218
Raste pozitive                  276,275
Raste të shëruara             272,471
Raste Aktive                         307
Humbje jete                        3,497 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            203
Fier                  33
Vlorë                22
Gjirokastër       18
Durrës              9

Korçë               8
Elbasan            4
Shkodër           3
Dibër                3
Lezhë               2
Berat                1
Kukës              1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco