‘Benz-at’ përplasen 'kokë më kokë' në Fier-Ballsh, plagosen 4 persona

‘Benz-at’ përplasen 'kokë më kokë' në Fier-Ballsh, plagosen 4 persona

16:52, 02/06/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur "Ofiçina e vjetër", ku shtetasi A. S., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin R. B., 59 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët që udhëtonin me shtetasin A. S., si edhe vet drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 16:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur "Ofiçina e vjetër", shtetasi A. S., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin R. B., 59 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët që udhëtonin me shtetasin A. S., si edhe vet drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco