Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi

Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi

14:41, 02/06/2022
A+ Aa A-

GJKKO ka dhënë vendimin sot duke e dënuar me 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtorin e RTSh, Thoma Gëllçi. Ai u gjet fajtor për akuzën “shpërdorim detyre”.

Kujtojmë që pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK dha pretencën dhe kërkoi 1 vit e 8 muaj burg për ish-drejtorin e RTSH-së, Gëllçi.

Avokati i ish-drejtorit të RTSH-së, Dorian Matlia ka reaguar pas vendimit.

“Është vendim i ndikuar nga nevoja për rezultate. Këtu mund të ketë spekulantë nën rrogozë që janë të interesuar që Thoma Gëllçi të dënohet”, tha ai për mediat.

Gëllçi u arrestua me urdhër të SPAK në tetor të vitit të kaluar, bashkë me tre punonjës të tjerë të Radio Televizionit Shqiptar.

Sipas SPAK, Gëllçi dyshohet se ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco