Grabitja me armë/ Terrorizuan dhe lidhën çiftin, zbulohet shuma që u mor

Grabitja me armë/ Terrorizuan dhe lidhën çiftin, zbulohet shuma që u mor

12:29, 02/06/2022
A+ Aa A-

Plot 30 mijë euro janë grabitur në banesën e Tom Tinajt në Vermosh. Dy personat e armatosur, përveç parave, kanë marrë dhe sende të tjera me vlerë, ndërsa kur janë larguar, kanë grabitur makinën e Tom Tinajt.

Gjatë arratisë, dy grabitësit kanë pësuar aksident, por kanë mundur të largohen me një tjetër makinë që kanë grabitur rrugës. Më pas këtë makinë të grabitur e kanë braktisur dhe besohet që janë larguar në këmbë drejt Malit të Zi.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës kur dy persona me armë dhe të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e Tom Tinaj, i njohur nga banoret e zonës edhe si Tom Nishi.

Pasi i kanë lidhur dhe i kanë grabitur një sasi parash dhe sende tjera me vlerë, ata janë larguar duke grabitur edhe automjetin tip fuoristrade të Tom Tinajt.

Në afërsi të fshatit Selcë të Malësisë së Madhe, dy grabitësit kanë humbur kontrollin ndaj mjetit dhe janë përplasur. Ata kanë lënë fuoristradën dhe kanë ecur në këmbë rreth 1 km dhe më pas po në fshatin Selcë kane grabitur një tjetër mjet në pronësi të Juli Hysaj.

Duke u larguar deri në afërsi të zonës se njohur Grabom. Aty kanë parë një automjet tjetër që po lëvizte në drejtim të tyre. Dy grabitësit kanë lënë automjetin, por në të kanë harruar edhe levën me të cilën dyshohet se kanë hapur me forcë derën në Vermosh, si dhe një armë zjarri kallashnikov.

Të favorizuar edhe nga errësira dhe një zonë malore, e cila është në kufi me Malin e Zi, dyshohet se dy grabitësit janë larguar drejt vendit fqinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco