VIDEO/ Grabitja, flet gruaja e dhunuar barbarisht: Erdhën me automatikë, lidhën dhe rrahën burrin, pastaj…

12:13, 02/06/2022
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga grabitja me dhunë e dy të moshuarve në Vermosh të Malësisë së Madhe, ku autorët lidhën çiftin e moshuar dhe i grabitën.

Syri Tv ka siguruar dëshminë e bashkëshortes së Tom Tinaj, 58-vjeçares Mri Tinaj.

Kjo e fundit tregon nga spitali ku po kurohet nga pasojat e grabitjes, momentet e tmerrit të përjetuara pas mesnatës, teksa thekson se autorët kanë hyrë brenda me automatikë, duke lidhur e dhunuar më parë burrin, dhe pastaj edhe atë.

“Kanë ardhur dy persona të maskuar dhe me automatikë në duar. Kanë lidhur burrin të parin dhe unë qëndrova më shumë, por më pas më rrahën dhe me lidhën edhe mua”, shprehet gruaja e traumatizuar nga ngjarja.

“Më kanë goditur me levë në kokë. Morën paratë dhe sendet e arit. Nuk i kam njohur. Tentova t'i hiqja maskën dhe më goditi dhe u trullosa. Të gjitha paratë, kursimet i kanë marrë”.

Gruaja e traumatizuar vijon të tregojë momentet e tmerrit të përjetuar pas mesnatës, teksa thekson se autorët kanë hyrë brenda me automatikë, duke lidhur e dhunuar më parë burrin, dhe pastaj edhe atë.

“Më thanë ku i keni paratë. Ne i thamë që nuk kemi, por ata na dhunuan dhe pastaj i treguam. Kanë marrë paratë dhe me pas janë larguar duke na lënë të lidhur. Unë jam dëmtuar më shumë ndaj edhe kam ardhur në spital. Kemi qëndruar për rreth një orë e gjysëm të lidhur dhe unë kam ecur duke u zvarritur deri sa kam shkuar në kuzhinë.

Aty kam marrë një thikë dhe jam liruar. Kam njoftuar komshinjtë dhe me pas edhe policinë. Policia duke ardhur rrugës ka hasur me automjetin e aksidentuar që na kanë marrë autorët nga oborri i shtëpisë. Ne kemi pasur goxha para sepse ka marrë burri kursimet e pensionit, lekët që na kanë sjellë djemtë, plus edhe kemi punuar duke shitur prodhimet tona. Pasi kanë marrë paratë dhe sendet e argjendta janë larguar”, shprehet gruaja e traumatizuar nga ngjarja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco