Grabitja e dhunshme e të moshuarve/ Autorët u morën edhe makinën...

Grabitja e dhunshme e të moshuarve/ Autorët u morën edhe makinën...

11:07, 02/06/2022
A+ Aa A-

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur gjatë natës në Vermosh të Malësisë së Madhe, ku u grabitën dy të moshuar.

Dy të moshuarit janë lidhur e plaçkitur në shtëpinë e tyre gjatë orëve të natës nga persona të panjohur.

Pre e grabitjes janë Tom Tinaj me bashkëshorten. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas mesit të natës.

Policia njofton se autorët janë larguar me mjetin që kanë marrë në oborrin e banesës së viktimës.

Pas largimit nga Vermoshi, autorët kanë karamboluar automjetin dhe në Selcë kanë marrë një automjet tjetër nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit. Aty kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit të Zi. 

NJOFTIMI ZYRTAR

Rreth orës 02.20, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, 2 persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit T. T., disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Më pas, këta shtetas kanë marrë automjetin tip “Volkswagen” që ka qënë i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit T. T. dhe janë larguar. 

Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco