EMRI-VIDEO/ U plagos nga motra, 18-vjeçari deklaroi se ishte çarë me xham

EMRI-VIDEO/ U plagos nga motra, 18-vjeçari deklaroi se ishte çarë me xham

11:08, 02/06/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnjë.

Një vajzë 17-vjeçare ka goditur me thikë vëllanë e saj, një vit më të madh.

I plagosur ka mbetur Ervis Mustafa, 18-vjeçar, i cili është goditur me thikë nga motra e tij. Ai ka mbërritur në spitalin e Lushnjes me çarje në mushkëri dhe është dërguar në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën, për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë ai në spital ka deklaruar se është çarë me xham në banesë, por falë punës së policisë, që është njoftuar nga mjekët, është zbardhur ngjarja që është goditur me thikë nga motra.

Ngjarja ka ndhur pasditen e djeshme. Sipas policisë, dyshohet se18-vjeçari është goditur me thikë nga motra e tij. Mustafa është sjellë në spital nga familjarët në orën 19.30 minuta dhe pas mjekimit paraprak është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë sipas policisë ka nisur procedimi penal ndaj nënës së tyre, 46-vjeçare dhe vajzës së mitur.

Si nëna dhe vajza nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për shoqërimin e tyre në komisariat, informoi policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco