Zbulohet një parcelë me kanabis në një pyll në Fier

Zbulohet një parcelë me kanabis në një pyll në Fier

10:25, 02/06/2022
A+ Aa A-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin T. H., 42 vjeç, banues në Cakran, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të pyllëzuar në Cakran, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuar 69 fidanë narkotikë cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi T. H.

Po punohet për kapjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco