Sherri për një femër, arrestohet autori i plagosjes së 46-vjeçarit në Korçë (EMRI)

21:09, 01/06/2022
A+ Aa A-

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e plagosjes së 46-vjeçarit Sokol Duro. Mësohet se Duro u godit me sende të forta nga Enea Beqiri, pas sherrit për një femër.

I plagosuri ndodhet në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur detaje në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për plagosjen me mjet të fortë të shtetasit S. D., gjatë një konflikti, të ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 13, Korçë, ju informojmë se:

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, aktualisht ndodhet i shoqëruar autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi E. B., 42 vjeç, banues në Korçë, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. 

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco