Verona: Dy shqiptarë, luftë me karrige e shishe kundër tre nigerianëve, policia kërkon mbështetje

Verona: Dy shqiptarë, luftë me karrige e shishe kundër tre nigerianëve, policia kërkon mbështetje

10:26, 01/06/2022
A+ Aa A-

Kanë dalë para gjykatës në Itali, dy shqiptarë ndër pesë të arrestuarit e një sherri të paparë në Verona të Italisë mbrëmjen e vonë të 24 majit.

Pas një debati, i cili më pas u shndërrua në sherr, pesë personat u arrestuan me akuzën e grindjes së rëndë nga karabinierët e Cadidavid, në Verona. Gjithçka ndodhi në Bar Charly, në Borgo Roma, pranë Parco San Giacomo, mbrëmjen e së martës së shkuar.

Pas mbërritjes, policia  italiane gjeti tre nigerianë dhe dy shqiptarë që po përlesheshin me njëri-tjetrin të armatosur me karrige dhe sende të tjera.

Të ndalur vetëm falë mbështetjes së patrullave të tjera të policisë, që erdhën në vendin e ngjarjes për të dhënë ndihmë, u zbulua se sherri kishte ardhur për arsye të kota, me sa duket për shkak të abuzimit me alkoolin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco